Politikë Më shumë

Gjeloshaj: Lista jonë fiton dy mandate

Prej tvteuta10:15, 13 Gusht 2020

Bartësi i koalicionit “Lista Shqiptare”, Nik Gjeloshaj, në një intervistë për gazetën “Dan” ka theksuar se puna e tyre e deritanishme në përmirsimin e të drejtave të shqiptarëve dhe politika parimore, lënë hapsirë për optimizëm në zgjedhjet e ardhëshme. Ai shprehu bindjen se ky koalicion do të fitojë dy mandate në këto zgjedhje. Gjeloshaj theksoi se në periudhën e kaluar ka pasur avancime për shqiptarët në disa sektorë, por mbetet akoma për të bërë, sidomos në zhvillimin ekonomik, pasi dekadat e fundit në komunat me shumicë shqiptare investimet kanë qenë të pakta.

  • 1

    Radio