Aktuale Më shumë

Garcia Marquez prehet në Kartagjena të Kolumbisë

Prej tvteuta17:50, 23 Maj 2016

Hiri i gjigantit të ndjerë të letrave, Gabriel Garcia Marquez është vënë të prehet në qytetin historik portual të Kartagjenës në Kolumbi, aty ky fituesi i Nobelit në Letërsi pati dhe fillesat e karrierës së vet të gjatë.Miq e titullarë iu bashkuan të afërmve të Marquezit në ceremoninë kushtuar autorit të madh, ku u zbulua dhe një bust i tij prej bronzi.Mesazhi i kryebashkiakut të Kartagjenës në “Twitter” ishte sa i thjeshtë, aq edhe maksimalisht kremtues për jetën dhe veprën e një njeriu të jashtëzakonshëm si ai.“Gabo, përjetë në zemrat tona, përjetë në mendjet tona, përjetë në Kartagjenë”, shkroi në rrjetin social Manuel Vicente Duque.Busti qëndron mbi një pllakë përkujtimoreje që mban hirin e sjellë prej Meksikës, vendi ku vdiq në 2014-n në moshën 87-vjeçare, e ku ishte zhvendosur që prej vitit 1960. Përfaqësuesi më i rëndësishëm i realizimit magjik në Amerikën Latine i solli botës plot vepra të mëdha, por do të mbahet mend më shumë për “100 vjet vetmi” dhe “Dashuria në kohën e kolerës”.

  • 1

    Radio