Aktuale Më shumë

Fundi i analfabetëve politikë në Komunën e Ulqinit

Prej tvteuta12:03, 31 Dhjetor 2021

Miratimi i buxhetit 2022 është fundi i pushtetit më të dobët në historinë e Komunës së Ulqinit, të cilën e ka udhëhequr partia PDS (DPS), e cila moton kryesore e kishte që pa partinë PDS (DPS) Komuna e Ulqinit nuk do të ketë zhvillim.

Me ardhjen e tyre në pushtet në Komunën e Ulqinit, pavarësisht se kishin të gjithë mekanizmat shtetërore si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendrorë, si dhe stabilitetin politik të cilën ja garantonin pa asnjë rezervë partnerët tradicional, servilizmi i tyre i cili dirigjohej nga Podgorica, kurse në qytet prezantimi i tyre si shqiptarë dhe njerëz që e donë qytetin, u demaskuan nga paaftësia e tyre për të menaxhuar komunën e Ulqinit për të mirën e qytetarëve.

Forca e Re Demokratike ku me një marrëveshje politike e cila në pika të përgjithshme garantonte vazhdimësi për projektet që kemi nisur ne si FORCË, me planet urbanistike, me projektet e ujësjellësit dhe kanalizimeve, me reduktimin e borxheve dhe krijimin e stabilitetit financiar për komunën e Ulqinit, ishte pjesë në dy vitet e para të qeverisjes.

Në vitin e tretë të qeverisjes ku e gjithë fushata zgjedhore e udhëhequr nga DPS kundër të gjitha partive shqiptare, për herë të parë u rendit e para në komunën me shumicë shqiptare historikisht, me presionin shtetëror ndaj qytetarëve të vet, përdori të gjithë buxhetin Komunës së Ulqinit, për mashtrime politike ndaj qytetarëve të Ulqinit e jo për zhvillim të saj siç kishim marrëveshjen politike.

Rebalanci i buxhetit, llogaria përfundimtare për vitin 2020, si dy dokumentet më të rëndësishme më të cilët jepet llogaridhënia ndaj qytetarëve, manipulimet dhe mashtrimet financiare për të mbuluar fushatën zgjedhore për premtimet dhe investimet paraelektorale për Forcën ishin të papranueshme dhe votimi kundër ishte mesazhi se rrugët tona janë ndarë përfundimisht në Komunën e Ulqinit.

Rebalanci i buxhetit për vitin 2021 me pëlqim negativ të Ministrisë së Financave fundosi përfundimisht PDS dhe partnerët tradicional duke i treguar se llogaridhënia dhe përgjegjësia janë postulate mbi të cilat ngrihet kultura politike të cilën FORCA e ka dëshmua edhe kur ishte në udhëheqje por edhe mbi diskutimet mbi propozim buxhetin e vitit 2022.

Projekti i buxhetit për vitin 2022 ku nëpërmjet listës së dëshirës me të cilën menaxhohet banda politike duke i dhënë përfitime personale e karrieriste duke përdorur paranë publike për shërbime personale, ja mundësoj të kaloj buxhetin për vitin 2022 duke shkelur Ligjin, Statutin e Rregulloren, vetëm e vetëm për të hyre në fushatë zgjedhore, e mbuluar nën ombrellën e partive shqiptare.

Forca e Re Demokratike si parti shqiptare do jetë në mbrojtje të resurseve natyrore dhe ekonomike të Komunës se Ulqinit, do jetë në mbrojtje të vlerave intelektuale, vlera të cila do jenë pasaporta e qytetit tonë, kurse viti 2021 do jetë fundi i antivlerave dhe analfabetëve politikë.

Amaneti i të parëve tonë do jetë rrugëtimi jonë politik! Gëzuar 2022 qyteti më i bukur në botë Ulqini!

Klubi i këshilltarëve në KK Ulqin

FORCA

  • 1

    Radio