Forca denon ashper sulmin terorist ne Austri

Prej tvteuta23:31, 3 Nëntor 2020

Me keqardhje të thellë po e përcjellim situatën tejet të rëndë të krijuar nga sulmi  terrorist  i cili ka ndodhur në Vjenë të Austrisë dhe e dënojmë  ashpër këtë krim të panjerzishëm që ka rezultuar me humbjen e jetëve të njerërzve të pafajshëm. Shprehim ngushëllimet e sinqerta familjarëve  të viktimave, qeverise austiake si dhe Ambasadores së Austrisë në Mal të Zi,  Dr. Anna Jankoviq.

Poashtu na shqetëson fakti se një akt i tillë vjen nga një I ri 20 vjeçar  me supozim se mund të jetë ekstremizëm fetar, dhe kjo duhet të  jetë tejet  shqetësuese dhe brengosëse për shoqërinë demokratike të cilën po mundohemi ta krijojmë.

Dënojmë ashpër çdo akt të tillë terrorist I cili duhet luftuar deri në çrrenjosje totale  dhe në këto momente të vështira për  shtetin e Austrisë, apelojmë për solidarizim global dhe ruajtje të vlerave të shoqërisë demokratike, e mbi të gjitha ruajtjen e vlerave  njerëzore.

  • 1

    Radio