Forbes: Familja Gjukanoviq vlen 167 milion dollarë
Prej tvteuta13 January 2017
Revista e njohur “Forbes” ka publikuar listën e re të njerëzve më të pasur në botë, ndër të cilët ndodhen edhe ato nga ish republikat e Jugosllavisë. Në Mal të Zi si personi më i pasur cilësohet Taksin Shinavatra me 1,6 miliardë dollar, i cili është tajlandez por me nënshtetësi malazeze. Si të dytit në listë janë familja Gjukanoviq, pasuria e të cilëve vlerësohet në 167 milion dollar. Megjithatë nga kjo revistë thonë se për pasurinë e kësaj familje nuk ka të dhëna të sakta.