Eurodieseli katër cent më lirë

Prej tvteuta09:59, 12 Mars 2024

Eurodieseli nga sot është liruar për katër cent, ndërsa çmimet e benzinës kanë mbetur të pandryshuara, njofton Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Çmimet e eurosuper 95 dhe 98 do të mbeten të pandryshuara dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë përkatësisht 1.57 euro dhe 1.61 euro.

Çmimi i Eurodieselit do të jetë katër centë më pak dhe do të jetë 1.48 euro.

Çmimi i naftës për ngrohje do të ulet për dy cent në 1.43 euro.

Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 26 shkurt, kur benzina u rrit me katër cent dhe Eurodieseli me një cent.

Në përputhje me dispozitat e Rregullores për mënyrën dhe nivelin e elementeve në bazë të të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 25 mars dhe çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga 26 marsi.

  • 1

    Radio