Aktuale Më shumë

Emina Nimanbegoviq, fituese e konkursit të muraleve në Tivar

Prej tvteuta16:21, 23 Shtator 2023

Qendra për të Drejtat e Gruas, në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës dhe komunat e Podgoricës, Tivarit dhe Cetinjes, në korrik të këtij viti shpalli thirrje për artistë që të marrin pjesë në konkursin për pikturat murale që do të promovojnë gratë më domethënëse të shekujve 19 dhe 20, i cili po realizohet në kuadër të projektit “Gratë e jashtëzakonshme të Malit të Zi”.

Tema e konkursit ishte zgjidhja konceptuale për pikturimin e muraleve të Kana Radoviqit në Podgoricë, Jelena Vickovic në Cetinje dhe Stana Tomasheviq në Tivar. Në konkurs u paraqitën më shumë se 30 punime.
Pas shqyrtimit të materialeve të dorëzuara, juria e përbërë nga Svetlana Dragojeviq, artiste pamore, asistente profesoreshë e Fakultetit të Dizajnit dhe Multimedias në Universitetin e Donja Goricës, Katarina Vujoviq, producente dhe Tanja Markuš, artiste pamore, koordinatore e Programit Kulturor të OJQ “Qendra për të Drejtat e Gruas”, mori vendimin e radhës.
Për realizimin e muralit të Stana Tomašević-it në Tivar, u përzgjodh zgjidhja konceptuale e grafistes Emina Nimanbegović.

-Emina Nimanbegoviq është nga Ulqini. Ajo mori diplomën e saj master në dizajn grafik në Fakultetin e Dizajnit dhe Multimedias, UDG në vitin 2023.
Ajo ka marrë pjesë shumë ekspozita grupore dhe ka realizuar katër ekspozita vetjake. Ajo ka fituar çmimin e dytë për logon e Hoteleve Sveti Stefan.

 

  • 1

    Radio