Ekspozita “O ti detë” nga Lisa Nimanbegu

Prej tvteuta12:08, 4 Shtator 2023

Lisa Nimanbegu e lindur dhe e rritur në Ulqin, ka kurorzur pasionin e saj disa vjeçar për pikturëm në ekspozitën e saj të parë e cila u çel për publikun mbrëmjen e së shtunes në mjediset e restorant ‘Pirat’ në kalanë e Ulqinit.
Kjo ekspozite e titulluar ‘O ti detë’ solli për të gjithë dashamirësit e artit rreth 30 punime të artistes të cilat pasqyrojnë momente të trajtuara artistikisht të pejsazheve të qytetit të saj të vendlindjes. Stili i saj abstrakt, format minimaliste koloriti i ngrohtë dhe i ndjeshëm në tablot  paraqesin një këndvështrim të freskët dhe të veçantë të artistes të re.

Frymzimi i Lisës është i sinqertë por i pasur me ngjyrat dhe dritën e reflektimeve prej detit dhe brigjeve të Ulqinit të cilat me sa duket e kanë shenjuar mendjen dhe shpirtin e artistes. Por gjithashtu brenda kufijëve të telajove të saj midis penelatave të saj të shkujdesura vërehet edhe reflektimi i emocioneve dhe botës së brendshme të Lisës.

Ekspozita ka ngjallur interesin e shumë artëdashësve prej Ulqini dhe më gjërë të cilët kanë vizituar mbrëmjen e së shtunes mjediset e restorant pirat ne Kalanë e lasht Ulqinit.

  • 1

    Radio