Aktuale Më shumë

Do të mbajnë seancë konsultative për ndryshimet në Ligjin për prejardhjen e pasurisë

Prej tvteuta09:35, 7 Shkurt 2023

Këshilli parlamentar për Sistemin Politik, Gjyqësor dhe Administratë do të mbajë mbledhje konsultative lidhur me Propozimin për ndryshimin e Ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar me veprimtari kriminale.
Në seancën konsultative do të ftohen, siç thuhet në njoftim nga ky Këshill, ministri i Drejtësisë Marko Kovaç, përfaqësuesi i Prokurorisë Speciale të Shtetit, mbrojtësi i pronës dhe interesave juridike të Malit të Zi, përfaqësuesi i Agjencisë për Pengimin e Korrupsionit, përfaqësuesja e Malit të Zi para gjykatës në Strasburg, Valentina Pavlliçiq, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Boris Mariq, ekspertë të pavarur, përfaqësues të shoqatës së juristëve, Ministrisë së Financave dhe të Organizatave Joqeveritare, MANS dhe Aksionit për të Drejtat e Njeriut. Ky Këshill ka lënë mundësinë që edhe organizatat e tjera joqeveritare dhe individë të kërkojnë të marrin pjesë në këtë takim. Kryetari i Këshillit Momo Koprivica njoftoi se qëllimi i seancës është që të gjithë pjesëmarrësit të marrin më shumë informacion rreth këtij akti. “Duhet të përpiqemi që të vendosim mekanizmat më efektivë që askush të mos përfitojë nga padrejtësia”, tha Koprivica.

  • 1

    Radio