Aktuale Më shumë

Deputetët e opozitës takohen me përfaqësuesit e Korit diplomatik në Mal të Zi

Prej tvteuta15:40, 28 Janar 2022

Sot në Kuvendin e Malit të Zi, opozita parlamentare u takUa me përfaqësuesit rezident diplomatik, të SHBA-ve, shteteve anëtare të Unionit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar dhe Britanisë së Madhe, dhe të Irlandës Veriore. Tema e takimit të sotëm ishte situata aktuale politike, ku deputetët e opozitës parlamentare parashtruam pikpamjet mbi situatën aktuale politike përfaqësuesve diplomatik, e posaçërisht biseduan mbi ngjarjet e fundit dhe mbi iniciativat e dorëzuara në Kuvend, me theks të posaçëm në Propozimin që të votohet mosbesimi i Qeverisë s 42-të të Malit të Zi. Në mbledhje u theksua se është me shumë rëndësi që gjatë vijueshmërisë së procesit të respektohet deri në fund procedura demokratike të cilën e parasheh sistemi i drejtësisë në Mal të Zi, para së gjithash Kushtetuta, si dhe Rregullorja e Kuvendit të “Malit të Zi, u njoftua pas takimit përmes kumtesës për opinion nga opozita parlamentare.
Mosmarrëveshjet politike dhe zgjidhja e krizës politike duhet të jenë objekt diskutimi në institucionet shtetërore, me procedurë demokratike dhe me respektim të standardeve më të larta demokratike. Zgjidhja institucionale e dallimeve politike është e nevojshme si e vetmja rrugë demokratike që garanton stabilitet shoqërorë dhe politik, që është parakusht për avancimin në rrugën e integrimit evropian dhe përmbushjen e kërrkesave të agjendës së reformave të shtetit në periudhën e ardhshme, duke besuar se të gjithë akterët në skenën politike, deri në fund do të kuptojnë nevojën se institucionet janë vendi i zgjidhjeve të konflikteve politike para së gjithash Kuvendi i Malit të Zi, e jo rruga”, u tha ndër të tjera në kumtesë.

Edhe përfaqësuesit e ambasadave rezidente thane se është me rëndësi të madhe që të gjitha proceset të zhvillohen në Parlament dhe në institucionet shtetërore dhe se çelësi I shtetit është – stabiliteti. Përfaqësuesit diplomatik poashtu thanë se mbështesin të gjithë ata që përmes dialogut dhe marrëveshjeve duan të zgjidhin të gjitha problemet.
Në emër të Korit diplomatik, në takim morën pjesë Oana Kristina Popa, shefe e delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Maddox, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Robert. Weber, ambasador i Gjermanisë, Carl Miller, ambasador i Austrisë, Viorel-Matei Ardeleanu, ambasador i Rumanisë, Boris Gandel, ambasador i Sllovakisë, Gregor Presker, ambasadori i Sllovenisë, Meglena Plugchieva, ambasadorja e Bullgarisë, Christian Timonie, ambasador i Francës, Ioannis Kechagiaras, Zëvendës Ambasadori i Greqisë, Scott Paris, Shefi i Seksionit Politik dhe Ekonomik të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Monika Dmochowska Ushtruese e detyrës së Ambasadës së Polonisë, Tomislav Pavković, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Kroacisë, Damiano Rampini, Zëvendës Ambasador i Italisë, Mira Vuity, Zëvendës/Ambasadore e Hungarisë, Petra Ali Doláková, Zëvendës/Ambasadore e Republikës Çeke.

  • 1

    Radio