Cungu propozon Nishanin për qytetar nderi
Prej tvteuta28 February 2017
Në mbledhjen e nesërme të Kuvendit Komunal do të ndodhet edhe propozimi që për qytetar nderi i Ulqinit të shpallet presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani. Ky propozim është nisur nga kryetari i komunës Nazif Cungu. Përveç Nishanit, për qytetare nderi do të propozohet edhe ish ambasadorja e Gjermanisë në Mal të Zi Gudrun Shtajnaker, për kontributin e saj në mbrojtjen e Kripores. Për shpalljen e Shtajnaker , të paktën deklarativisht, ekziston një konsenzus i gjërë, kurse për Nishanin priten edhe debate, duke pasur parasysh ato që përcollën shpalljen e Thaçit dhe Ramës para dy viteve.