Politikë Më shumë

CUNGU: KOMUNA ËSHTË E GATSHME TË NDIHMOJ AFARISTËT NË APLIKIMIN E PROJEKTEVE

Prej tvteuta20:35, 2 Dhjetor 2017

Kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu gjatë takimit me afaristët komunal, i njoftoj ata me mundësitë e shumta për projektet në të cilat mund të aplikojnë dhe që janë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Komuna në fillim të muajit dhjetor do të organizoj trajnim për përpilimin e projekteve me ekspert nga Brukseli në mënyrë që qytetarët të mësojnë më tepër rreth tyre dhe mundësisë së thithjes së mjeteve financiare, për kompanitë e vogla dhe të mesme. Me projekte mund të aplikohet përmes fondit IPA, gjithashtu dhe përmes Fondit për investime në nivel të Malit të Zi. Kryetari Cungu gjithashtu shton se fonde ofrojnë dhe Banka Evropiane për investime, Banka evropiane për zhvillim dhe rindërtim, gjithashtu Ministria për ekonomi, poashtu projektet IPARD dhe IPARD like që janë të fokusuar në bujqësi. Kryetari Cungu tha që Komuna është e gatshme që të ofrojë të gjitha shërbimet e duhura profesionale në realizimin e projekteve.

  • 1

    Radio