Çeferini kërkon falje për finalen në Paris, pranon problemet në Stamboll
Prej tvteuta23 June 2023
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, u ka kërkuar falje tifozëve të futbollit të enjten pasi sigurimi dështoi dhe katastrofa ishte afër në finalen e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar në Paris. Kreu i futbollit evropian po ashtu pranoi se probleme me tifozë ka pasur edhe në finalen e “Championsit” në këtë vit, më herët gjatë këtij muaji. “Ne duam që t’i evitojmë ngjarjet që kanë ndodhur vitin e kaluar e që na kanë mbetur në kujtesë. Vitin e kaluar të gjithë e pranuan vendimin për ta ndryshuar vendin e finales nga St. Petersburgu në Paris dhe në fund të gjithë e dimë se çfarë ndodhi. Qëllimet e mira shpeshherë nuk janë të mjaftueshme dhe ne e dijmë atë dhe kërkojmë falje për atë”, theksoi ai.