Aktuale Më shumë

Cakuli: 450.000 euro për intervenim në lumin Buna

Prej tvteuta15:58, 16 Dhjetor 2017

Kryetari i Bordit Drejtues të ndërmarrjes publike “Të Mirat Detare”, Xhaudet Cakuli, tha për  Televizionin Teuta se kjo ndërmarrje në këtë fund viti ka ndarë 200.000 euro për ndërhyrje në rregullimin e derdhjes së lumit Buna, kurse edhe 250.000 të tjera janë parashikuar për vitin 2018.

Një pjesë e këtyre mjeteve, tha ai, mund të orientohen edhe për thellimin e dredhjes së Port Milenës, në mënyrë që të lehtësohet dalja me barka. Peshkatarët pë përballen me vështirësinë e daljes në det me barkat e tyre, pasi uji në derdhje është tepër i cekët, prandaj për këtë në bashkëpunim me pushtetin lokal i janë drejtuar Drejtorisë së Ujrave dhe Të Mirave Detare. Këta të fundit kanë premtuar se do ta zgjidhin situatën dhe në kuadër të intervenimit në Bunë do të bëhet edhe thellimi i derdhjes së Port Milenës.

  • 1

    Radio