Aktuale Më shumë

“Busulla e artë” libri më i ri i Gazmend Çitakut

Prej tvteuta16:24, 31 Mars 2022

“Busulla e artë” mban titullin libri më i ri i autorit Gazmend Çitaku, përurimi i të cilit u mbajt në Biblotekën e qytetit të Ulqinit.

Ky libër ofron për lexuesit kulturën, historinë dhe trashëgimitë e vendit tonë.

Çitaku njihet jo vetëm për shkrimet por edhe për  hulumtimet e tija, gjithashtu njihet edhe për vizitat në pikat më kyçe të vendit, ndërsa na i sjellë të gjitha të rrëfyera aq bukur në këtë libër, sa të bënë t’i përjetosh personazhet dhe vendet sikur të ishe aty.

Përurimi i librit u konceptua ndryshe, në formë më të lirë, një bashkëbisedim në mes autorit dhe të pranishmëve.

Për librin folën Ali Gjeçbritaj – redaktor i librit, Qani Osmani – recenzent i librit, Ardita Rama – redaktore gjuhësore e librit si dhe vet autori.

Gazmend Çitaku e mbylli këtë mbrëmje ashtu siç ai di më së mirë duke dhuruar për bibliotekën e qytetit një sasi të konsiderueshme të botimeve të veta.

  • 1

    Radio