Bushati: Sezoni më i sukseshëm në 10-të vitet e fundit
Prej tvteuta3 October 2017
Sezonin turistik 2017, drejtori i hotelit “Albatros” Xhemal Bushati, e vlerëson si një ndër sezonat më të sukseshme në dhjetë vitet e fundit. Sipas rezultateve përfundimtare statistikore rezulton se ky vit bilanci përfundimtar është rritur për rreth 25 %.Sipas drejtorit Bushati kushtet klimatike kanë ndikuar që ky sezon turistik të ketë një vizitueshmëri më të mirë. Struktura e mysafirëve ka ndryshuar dhe tani ato vijnë nga 35 shtete, ku paraprijnë turistët Rusia dhe Kosova, ndërsa të rregullt janë edhe ato nga Gjermania,Zvicra,Polonia apo Çekia. Për herë të parë ky hotel pati edhe turistë nga Turqia. Sa i përket çmimeve ata kanë qenë të njëjta si para dy viteve –shprehet Bushati. Hoteli “Albatros” ka qenë mirë i vizituar edhe gjatë muajit shtator, kurse planet janë që të punojë deri me datën 10 tetor. Bushati tha se dëm u shkakton regjimi i ri i lëvizjes për automjete gjatë fundjavës, ku në rrugën prej ish hotelit Galeb e deri tek Albatros, qarkullimi pas orës 14.00 është i ndaluar deri në mesnatë.