Sociale Më shumë

Bushati: Fëmija me aftësi të kufizuara, pjesë e rëndësishme e kontekstit familjar

Prej tvteuta10:02, 1 Nëntor 2017

Numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara sa vjen e shtohet dhe për këtë arsye tema e emisionit të sotëm “Ditë e re” ishte pikërisht “Këshillat për prindërit me fëmijë me aftësi të kufizuara”. Kjo temë e cila në shoqërinë tonë nuk është e folur edhe shumë meriton të zë vendin e vet në bisedat e përditshme.

Me psikologen klinike, Liridona Bushati e cila më nga afër merret me procesin e përmirësimit të gjendjes së këtyre fëmijëve këshillon të gjithë prindërit që të besojnë në fëmijët e vet dhe aftësitë e tija të cilat janë të shumta. Psikologja Bushati poashtu shton “janë prindërit personat e parë që duhet të realizojnë integrimin e fëmijës së tyre brenda ambjentit familjar dhe jashtë tij”.

  • 1

    Radio