Bosnja turpërohet, pëson 2:0 nga Luksemburgu

Prej tvteuta14:40, 21 Qershor 2023

Bosnjë-Hercegovina ka befasuar për të keq të martën mbrëma. Është mposhtur 2:0 në shtëpi nga Luksemburgu në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Yvandro Borges Sanches në minutën e katërt dhe Danel Sinani në minutën e 74-t shënuan golat për Luksemburgun.

Bosnja ka humbur penallti në pjesën e dytë dhe në fund mbeti pa pikë.

Luksemburgu është i treti në grupin J me shtatë pikë. Bosnja mbetet e katërta me vetëm tri pikë. Të dy përfaqësueset i kanë nga katër ndeshje.

Portugalia udhëheq me 12 pikë, ndërsa Sllovakia i ka dhjetë.

  • 1

    Radio