Sociale Më shumë

Banka Evropiane: Autostrada dhe turizmi janë kyç për zhvillim

Prej tvteuta15:43, 7 Janar 2017

Shefi i Bankës Evropiane për Zhvillim në Podgoricë,  Gjani Moreno, tha se ky institucin parashikon rritjen e ekonomisë malazeze prej 3,5% gjatë vitit 2017.

Sipas tij, kjo rritje do të jetë kryesisht rezultat e investimeve në sektorin e komunikacionit dhe turizmit. Ai shtoi se megjithë rritjen e pritur, problem paraqet deficiti i madh tregtar dhe borxhi publik, prandaj ai shprehu mendimin se qeveria duhet të shtrëngojë politikën fiskale. Në lidhje me projektet që përkrah kjo bankë, Moreno tha se deri tani janë nënshkruar marrëveshjet për 54 projekte me vlerë rreth 508 milionë euro, nga të cilët 47% i takojnë sferës së energjetikës, kurse 26 % në infrastrukturës rrugore dhe asaj  komunale.

  • 1

    Radio