TURIZËM Më shumë

Arrihet marrëveshja: Mbeturinat në Bunë do të mblidhen

Prej tvteuta15:48, 24 Gusht 2017

Ndërmarrja “Veprimtaritë komunale” ka njoftuar se është arritur marrëveshje me ndërmarrjen të “Mirat Detare” dhe Komunën e Ulqinit, për mbledhjen e mbeturinave në Adën e Bunës. Kjo ndërmarrje më herët ka ndaluar mbledhjen e tyre pasi pronarët e shtëpizave në këtë zonë nuk kanë nënshkruar kontratat për pastrim. Nga të Mirat Detare nëpërmes një deklarate për media kanë apeluar tek pronarët që sa më shpejt të arrijnë marrëveshje me ndërmarrjen komunale për pastrimin , dhe kanë siguruar se obligimet e tyre financiare ndaj Komunës së Ulqinit i kanë përmbushur sipas marrëveshjes.

I gjithë problemi duket se ka ardhur si pasojë e faktit që lejet për shtëpizat në Bunë janë dhënë pa pasur kontratën paraprake me ndërmarrjen komunale, e në këtë mënyrë kjo e fundit nuk ka pasur mundësi tu dorëzojë faturat. Ndërmarrja ka kërkuar nga të Mirat Detare informacionet për pronarët por kjo është refuzuar në disa raste për shkak të pengesave që paraqet ligji për sigurinë private. Televizioni Teuta mëson se këto informacione më në fund para disa ditëve i janë dorëzuar ndërmarrjes komunale.

  • 1

    Radio