Aktuale Më shumë

Arben Xhurreta në “Ditët e Kulurës Arbëneshe”-Arbreshët e Zarës janë pjesë e pa ndashme e kombit shqiptar

Prej tvteuta22:40, 8 Maj 2023

Në Zarë të Kroacisë u organizua manifestimi “Ditët e Kulturës Arbëneshe” ku morën pjesë Faik Nika, kryetar i KKSH-së dhe Arben Xhurreta, sekretar shtetëror për cështje të pakicave. Zotëri Xhurreta tha se mori pjesë në këtë ceremoni me ftesë të Kryetarit të Shoqatës Shqiptare të Prefekturës së Zarës, z. Nikollë Prekpalaj. “Kam pas nderin e veçantë që në emër të Ministrit Z. Gjeka, të jem prezent në aktivitetet e organizara në kuadër të “Ditëve të Kulurës Arbëneshe” në Zarë të Kroacisë. I gëzuar që pranova medaljem e mirënjohjes për prezencen time në këto aktivitete kulturore.
Arbreshët e Zarës janë pjesë e pa ndashme e kulturës, identitetit dhe kombit shqiptar.
Ata u vendos ketu para gati 300 viteve pikersht nga qyteti i Shkodrës dhe fshatrave përreth Liqenit të Shkodrës të cilët sot janë në Mal të Zi si Ljara, Brisku , Arbneshi, Shestani. Më ka gëzuar fakti që ende sot e kanë ruajtur gjuhën shqipe me disa nga të cilët pata fatin të flas. Gjaku e gjuha shqipe na bashkon përgjithmonë”, u shpreh zotëri Xhurreta pas përfundimit të vizitës në Zarë.

  • 1

    Radio