Antarët e lëvizjes “Rezisto 97.000” udhëtojnë për në Bruksel
Prej tvteuta15:02, 13 Maj 2019
Antarët e lëvizjes “Rezisto 97.000” , do të udhëtojnë për në Bruksel ku do të qëndrojnë deri me 18 maj, ka konfirmuar për “Vijesti” njëri nga përfaqësuesit , Xhemal Peroviq. Megjithatë ai nuk ka dhënë detaje më të hollësishme se me thirrje të kujt janë duke udhëtuar dhe se me kë do të takohen. Sipas fjalëve të Peroviq, deri në kthim nga Brukseli nuk do të ketë takime të kësaj lëvizjeje me partitë opozitare.