TURIZËM Më shumë

Aksionerët e vegjël kërkojnë ndarjen e “Rivierës së Ulqinit”

Prej tvteuta09:53, 14 Dhjetor 2017

Aksionerët e vegjël të “Rivierës së Ulqinit” , të cilët janë të pakënaqur me qiradhënien e hoteleve Olimpik dhe Belvi, kanë kërkuar nga Qeveria e Malit të Zi që kjo kompani të ndahet në dy pjesë. Ato pajtohen që një pjesë të përbëhet nga dy hotelet e dhënë me qira, kurse pjesa tjetër nga Ada e Bunës dhe kampet.

Sipas propozimit të tyre, shteti do të kishte 100% pronësi në pjesën e dy hoteleve, kurse në pjesën tjetër aksionerët do të rrisnin pronësinë por shteti përsëri do të kishte shumicën e aksioneve. Ato thonë se ky ristrukturim do të shkonte në dëm të tyre dhe në favor të shtetit, pro janë të gatshëm ta pranojnë nëse mbrohen të drejtat e tyre në kompaninë e re, e cila nuk do të mund të valorizohej pa përkrahjen e pjesës dërrmuese të aksionerëve të saj.

  • 1

    Radio