Aksion për shkatërrimin e palmave të infektuara nga buburreci i kuq

Prej tvteuta16:12, 2 Shkurt 2017

Sot në Ulqin u mbajtë një takim në mes zyrtarëve të Komunës së Ulqinit dhe Tivarit me përfaqsuesit e Drejorisë për sigurinë e ushqimit dhe punët fitosanitare, në të cilin u diskutua për problemin e palmave të sulmuara nga buburreci i kuq në këto dy komuna.

Drejtoresha e këtij institucioni Vesna Dakoviq, tha për televizionin Teuta se zyrtarët lokal i kanë njoftuar me masat që duhet të ndërmarrin gjatë këtij muaji kur paraziti është në gjendje qetësie, në mënyrë që të eliminohen ato të infektuarat, dhe të trajtohen palmat akoma të paprekura. Kryetari i Komunës Nazif Cungu tha se pret një bashkëpunim të mirë në mes të gjitha instancave si dhe qytetarëve që kanë në pronësi palma, në mënyrë që i gjithë ky aksion të jetë sa më efektiv.

Ato apeluan tek qytetarët që të lajmërojnë organet e duhura në rast se palmat e tyre janë të sulmuara, pasi dënimet për përhapjen e epidemisë janë mjaft të larta.

  • 1

    Radio