Aktuale Më shumë

Dr. Hollaj:”Mbi 200 testime për Covid-19 në ditë, situatë shqetësuese në Komunën e Ulqinit”

Prej tvteuta11:19, 13 Gusht 2021

Numri i të infektuarve me Covid-19 dita ditës në Komunën e Ulqinit po shënon rritje drastike, kështu që tani nga një qytet i pastër me këtë virus, radhitemi të tretët në Mal të Zi.

Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin Sadije Hollaj deklaroi për televizionin Teuta se çdo ditë krijohen radhë të gjata para Covid ambulancës, ku testime për Covid bëjnë turistët që duan të kthehen nga pushimet, por edhe numër i madh i vendasve.

Vaksinimi i popullatës shprehet Hollaj është mënyra më e mirë për tu mbrojtur me këtë virus i cili po përhapet me një shpejtësi të madhe, si pasojë e mosrespektimit të masave dhe tubimeve të mëdha që në vazhdimësi po organizohen.

Numri i testimeve është i madh, brenda një dite kryhen mbi 200 testime, andaj drejtoresha Hollaj është e brengosur edhe për funksionimin e stafit mjekësor të cilët pa ndërpre kanë punuar tash një vit e gjysmë, dhe janë të lodhur nga situata e krijuar .Hollaj përsëri apeloi tek të gjithë qytetarët ti përmbahen sa më shumë masave mbrojtëse.

H.Nelaj

  • 1

    Radio