Aktuale Më shumë

Millatoviq pret samitin Brdo – Brioni në Tivat

Prej tvteuta11:45, 2 Tetor 2024

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, do të jetë nikoqir i Samitit të Liderëve të Procesit Brdo-Brioni, i cili do të mbahet më 7 dhe 8 tetor në Porto Montenegro në Tivat.

Siç njofton Kabineti i Presidentit, gjatë Samitit do të mbahet seancë plenare, ku do të diskutohen çështjet e përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Pas seancës plenare do të ketë një konferencë për media në të cilën do të flasin presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq, Presidentja e Republikës së Sllovenisë Natasha Pirc Musar dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë Zoran Millanoviq.

Sipas tyre, Millatoviq do të shtrojë edhe një darkë zyrtare për drejtuesit e procesit Brdo-Brioni më 7 tetor, si dhe një drekë zyrtare një ditë më vonë.

“Samiti i ardhshëm i liderëve të Procesit Brdo-Brioni është një mundësi për të konfirmuar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal, si dhe për të shprehur nevojën për intensifikimin e dialogut strategjik midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Procesi Brdo – Brioni është një nismë e përbashkët slloveno-kroate e nisur në vitin 2010. e themeluar me qëllim të forcimit të besimit të ndërsjellë dhe të ndihmës së vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Anëtarët e nismës janë Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Presidentit.

  • 1

    Radio