Rajoni/Bota Më shumë

Lajçak zbulon bisedat: Folëm për ndërtimin e paqes

Prej tvteuta12:53, 1 Tetor 2024

Ndërmjetësuesi i BE-së, Mirosllav Lajçak, përmes një postimit në FaceBook ka ndarë momente nga takimet që zhvilloi gjatë pjesëmarrjes në OKB në Neë York. Ndërsa ka publikuar fotografi me presidenten e Kosovës Vjosë Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksander Vuçiq, diplomati shkruan se në takimet pati diskutime rreth multilateralizmit, ndërtimit të paqes dhe Ballkanit Perëndimor brenda dhe jashtë ndërtesës së OKB-së.

“Përveç bisedave me miqtë dhe partnerët, mora pjesë gjithashtu në drekën tradicionale të Ballkanit Perëndimor me liderët nga rajoni të organizuar nga shefi për Politikë të Jashtme i BE-së dhe fola në Samitin e Ndikimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Ndjeva mirë temperaturën globale për çështje me rëndësi për të gjithë ne dhe me të vërtetë besoj se diskutimet tona do të ndihmojnë në krijimin e zgjidhjeve efektive për sfidat me të cilat përballemi globalisht”, shkruan Lajçak.

Tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit janë rritur pas vendimeve të marra nga qeveria e Kosovës në veri të vendit, të cilat u cilësuan nga Vuçiç si shkelje të të drejtave të serbëve dhe spastrim etnik. Ky ishte një ndër arsyet e dështimit të takimit trilateral në Bruksel, mes Lajçak kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.

  • 1

    Radio