Sociale Më shumë

96 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid 19 në Mal të Zi

Prej tvteuta18:39, 24 Korrik 2020

Situata epidemiologjike në Mal të Zi po përkeqësohet dita ditës, sidomos në qytetet kontinentale. Në 24 orët e fundit janë kryer 677 testime për prezencën e sëmnudjes, nga të cilët 96 kanë rezultuar pozitiv, u tha në konferencën e sotme për media të Trupit Koordinues Nacional. Në këtë periudhë u regjistruan edhe 3 viktima të këtij virusi. Bëhet fjalë për pacientë të shtruar në spitalet e Beranes, Cetinës, dhe Podgoricës.

Numri më i lartë i të infektuarve t ë rinj janë nga Podgorica, 39, 11 janë nga Biello Polje, nga 8 janë regjistruar në Tivar , Berane dhe Cetinë, 6 në Budva, 4 në Plevlja, nga 3 në Nikshiq dhe Andrijevicë, kurse nga 2 edhe në Rozhajë, Ulqin dhe Tuz.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 104 pacientë, çka do të thotë se prej 14 qershorit janë shëruar gjithsejt 327, kurse numri i të infektuarve aktiv është 1979. Në Qendrën Spitalore të Podgoricës thonë se si pasojë e sëmundjes janë të shtruar në spitale 186 persona t ëinfektuar, prej të cilëve 13 janë në gjendje të rënduar shëndetosre. Sa i përket stafit mjeksor, 78 e tyre janë të infektuar me Covid 19, prej të cilëve 17 janë mjekë, kurse pjesa tjetër infermierë.

  • 1

    Radio