Aktuale Më shumë

Zgjedhjet presidenciale: Abazoviq preferon kandidat femër. Pakicat ende pa qëndrim

Prej tvteuta18:34, 27 Janar 2023

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi dhe lideri i LQ ABR, Dritan Abazoviq, ka shprehur qëndrimin se më së miri do të ishte që mazhoranca të dilte me një kandidat të përbashkët për president, mundësisht të gjinisë femërore. “Gjëja më e rëndësishme është që Mali i Zi të ketë një president të ri.

Jam i sigurt se ai do të jetë shumë më bashkëpunues në realizimin e interesave kombëtare të Malit të Zi”, theksoi Abazoviq. Në anën tjetër në FD ka kohë që thonë se do të dalin me kandidatin e vet, me shumë gjasa Andrija Mandiq, por ende nuk e kanë bërë këtë në mëynrë zyrtare.

Deputeti i këtij grupi Branko Radulloviq, tha se ata nuk po bëjnë kalkulime dhe se janë gati për fillimin e fushatës. Ai është i mendimit se PDS do të kandidojë Gjuaknoviq, për të cilin kjo do të jetë beteja më e rëndësishme, prandaj edhe do ta kalkulojë në maksimum. Demokratët dhe Evropa Tani po i thurin lave njëri tjetrit, por ende nuk kanë vendosur për asgjë konkrete. Megjithatë, duket se pa marrë parasysh cili subjekt do të dalë me kandidatin e vet, pritet që të përkrahet nga tjetri.

Lideri i Demokratëve Aleksa Beçiq, në një intervistë u shpreh i bindur se një kandidat i përbashkët i këtyre dy subjekteve do të fitonte që në raundin e parë. Sa u përket partive të tjera, Partia Socialdemokrate për strategjinë do të vendosë në organet e partisë, ndërsa partitë e pakicave, ende nuk ka shprehu asnjë qëndrim lidhur me këtë çështje.

  • 1

    Radio