Aktuale Më shumë

Zgjedhjet parlamentare më 11 qershor

Prej tvteuta13:27, 17 Mars 2023

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, pas vendimit për shpërndarjen e Kuvendit, sot në konferencë për media njoftoi se ka shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 11 qershor. Ai vlerësoi se Mali i Zi është “plotësisht i paralizuar” në rrugën evropiane dhe se kësaj “agonie politike dhe institucionale” duhet t’i jepet fund sa më parë.

“Mali i Zi, siç na thonë nga adresat përkatëse ndërkombëtare, ka nevojë urgjente që përmes proceseve zgjedhore të arrijë normalizimin e kushteve dhe rrethanave sociale, në mënyrë që vendi ynë të rifitojë ekonomikisht dhe demokratikisht prestigjin ndërkombëtar që ka arritur me mundim gjatë 14 viteve të para të pavarsisë.”-tha Gjukanoviq. I pyetur nga gazetarët për sqarimin e vendimit të djeshëm për shpërndarjen e parlamentit, ai tha se i është referuar Kushtetutës dhe “një norme shumë të qartë”.

“Ligji për Presidentin është pjesë e sistemit juridik dhe do të jetë derisa ta rrëzojë Gjykata Kushtetuese dhe do ta rrëzojë. Ai është pjesë e sistemit juridik, çfarëdo që mendoj unë për të. Ata që e votuan krijuan disa zgjidhje antikushtetuese por sot ai ligj është i vlefshëm.”-tha Gjukanoviq.

  • 1

    Radio