Rajoni/Bota Më shumë

 Zelenski kërkon negociata të shpejta: Jemi një familje

Prej tvteuta15:14, 4 Shkurt 2023

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pret që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, të nisin në fund të këtij viti. “Synimi është që të nisin negociatat këtë vit dhe ky nuk është vetëm qëllim, po synim i madh”, tha Zelensky në Kiev, në një konferencë të përbashkët për shtyp me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. “Ukraina dhe Bashkimi evropian, janë një familje”, tha ndërkohë Michel.
“E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, shtoi ai, por pa përmendur afate kohore. “Vendosmëria juaj për të çuar vendin përpara lë mbresa të vecanta”, tha edhe shefja e komisionit evropian, von der Leyen. Ajo pranoi se Ukraina ka bërë disa reforma, pavarësisht luftës, por edhe shtoi se procesi për anëtarësim në BE nuk ka “afate të lehta kohore”. Këto deklarata u bënë në kuadër të samitit që u zhvillua mes BE-së dhe Ukrainës, në Kiev. I pari samit evropian ky që zhvillohet në një territor të përfshirë nga lufta. Anëtarësimi në bllokun evropian është në fakt një proces tejet kompleks dhe i gjatë, pasi lidhet me harmonizimin e ligjeve të vendit përkatës me ato të BE-së. Procesi nga statusi i vendit kandidat, të cilin Ukraina e ka siguruar vitin e kaluar, e deri te nisja e bisedimeve zyrtare, në të kaluarën ka zgjatur, me raste edhe më shumë se një dekadë

  • 1

    Radio