Sociale Më shumë

Vukoviq: Prodhimi i kripës mund të fillojë shpejt, problem sigurimi i mjeteve

Prej tvteuta15:39, 1 Dhjetor 2016

Sot në ambientet e Kripores së Ulqinit u mbajt mbledhja e shtatë e Trupit Këshillues së kësaj ndërmarrjeje, në të cilën drejtoresha e Parqeve Kombëtare Azra Vukoviq, prezantoi arritjet gjatë vitit aktual si dhe planet për vitin e ardhshëm.

Në pyetjen e televizionit Teuta se për sa kohë mund të fillojë prodhimi i kripës nëse vendoset që të hyhet në këtë proces, Vukoviq tha se kushtet aktuale mundësojnë që procesi të fillojë shumë shpejt, bile prej verës së ardhshme, por kjo vearet nga sigurimi i mjeteve financiare. Ajo tha se sipas llogaritjeve jozyrtare të bëra nga ish të punësuar në Kripore, për fillimin e prodhimit të kripës duhet të sigurohen më shumë se 1,300,000 euro.

  • 1

    Radio