Sporti Më shumë

Vetëm një Fitore e ndan Bayern Munich nga titulli kampion

Prej tvteuta11:47, 16 Qershor 2020

Ashtu siç ka bërë disa herë gjatë këtij sezoni të pazakontë, Bayern Munichu tregoi karakter në sfidën që e pati dhe iu përgjigj rrethanave më së miri. Vetëm pak ditë pas fitores në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë kundër Eintracht Frankfurtit, Bayernit i munguan disa lojtarë kyç për shkak të lëndimeve dhe suspendimeve, dhe përballej me ekipin ndaj të cilit kishte humbur në duelin e luajtur në dhjetor. Dhe përderisa ata ishin të dytët më të mirët në periudha të gjata kundër Borussia Monchengladbachut, sërish mbizotëruan.

Leon Goretzka e shënoi golin e fitores katër minuta para fundit, ndërsa Benjamin Pavard me autogol e zhvlerësoi shënimin e Joshua Zirkzees në periudhën e parë të lojës. Bavarezët tani janë vetëm një fitore larg për ta siguruar titullin e kampionit në Bundesligë.

  • 1

    Radio