Vendvotimet jane te hapura nga ora 7.00-20.00, deri ne ora 8.00 votuan 5,8 % te qytetareve
Prej tvteuta09:10, 30 Gusht 2020

Qytetarët e Malit të Zi, 540,026 prej tyre, do te vendosin sot se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në parlament për katër vitet e ardhshme. 11 lista zgjedhore po marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, 2 prej tyre jane listat shqiptare. Qytetarët mund të kryejnë të drejtën e tyre të votimit në gjithsej 1217 vendvotime në 24 komuna. Vendvotimet janë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 8 pasdite. Deri ne ora 8.00 te drejten e votimit e kane shfrytezuar 5,8% te qytetareve te Malit te Zi.