Urgjenca e Ulqinit fitoi makinën “Reanimobil”
Prej tvteuta27 December 2016
Ministri i Shëndetësisë Kenan Hrapoviq i ka dorëzuar ditën e hënë Entit për ndihmë të shpejtë mjekësore çelësat për 12 reanimobila me aparate mjekësore dhe pajisjet e nevojshme të cilat kanë vlerë rreth 700.000 euro. Drejtori i Entit për ndihmë të shpejtë mjekësore të Malit të Zi Sasha Stefanoviq tha se një nga këto makina është dedikuar për nevojat e Urgjencës së Ulqinit. “Një makinë e tillë ka qenë më se e domosdoshme për urgjencën e Ulqinit,kështu që kjo makinë pa dyshim do të rrisë konsiderueshëm cilësinë e shërbimit”, i tha televizionit Teuta Dr Kreshnik Mustafa . Blerja e makinave është siguruar nëpërmjet IPA projektit , të cilin së bashku e kanë realizuar Ministria e Shëndetësisë ,Ministria e Punëve të brenshme,dhe Ministria e Ekonomisë, me përkrahjen e Delegacionit Europian.