Aktuale Më shumë

ULQIN: Është duke u zhvilluar takimi i gazetarëve sportivë nga rajoni

Prej tvteuta15:00, 20 Qershor 2022

Në kompleksin hotelier në Adën e Bunës po zhvillohen takime të gazetarëve sportivë nga vendet e rajonit. Gazetarët sportivë nga Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina po qëndrojnë në këtë resort që nga e diela, ndërsa sot u luajt një turne mini futbolli për gazetarët sportivë.
Mikpritës dhe organizator është sportisti legjendar Millorad – Misho Çausheviq, i cili tha për TV Teuta se sot do të mbahet seminari ku do të diskutohet për promovimin e Ulqinit si destinacion sportiv në këtë pjesë të Ballkanit dhe mundësitë e sportit në Mal të Zi. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë ministri i sportit Vasilija Llallosheviq dhe kryetari i Komitetit Olimpik të Malit të Zi Dushan Simonoviq dhe emra të mëdhenj të gazetarëve sportivë nga vendi dhe rajoni.

  • 1

    Radio