Aktuale Më shumë

Ulen çmimet e benzinës dhe naftës, por edhe disa produkteve bazë

Prej tvteuta17:02, 7 Maj 2022

Akciza për karburantet do të jetë 40 për qind më e ulët nga e marta. Ligji për uljen e akcizës, është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe Ministria e Financave tashmë ka dorëzuar në Qeveri të gjitha vendimet e nevojshme për uljen e akcizës para periudhës së re kontabël të çmimit të karburanteve.

Në Kuvend, ministri shpjegoi edhe se çfarë do të thotë kjo.

“Në fakt, do të thotë që do të kemi diku deri në 25 centë karburant më të lirë në krahasim me atë që është tani dhe që mund të jetë”, tha ministri i Financave, Aleksandar.

Karburantët, megjithatë, nuk do të jetë më lirë për atë shumë sepse sipas çmimit aktual të derivateve në bursë, të gjitha llojet e derivateve nga e marta do të jenë gati 7 cent më shtrenjtë. Kur të hiqet akciza dhe të shtohet një rritje e re çmimi, Eurodieseli nga e marta do të kushtojë një euro e 62 cent.

Eurosuper 95 në pompa do të jetë 1 euro e 53 cent, dhe eurosuper 98, katër cent më i shtrenjtë.

Krahas uljes së akcizës, hyri në fuqi edhe ligji për TVSH-në për vajin, miellin dhe kripën. Kështu, në të ardhmen çmimi i një litër vaj duhet të jetë më i ulët për 15, kurse mielli për 5 centë.

Ministria e Financave njoftoi se do të monitorojë nga afër zbatimin e këtij ligji.

“Kjo ulje e propozuar e normës së TVSH-së do të reflektohet në uljen e çmimit të këtyre artikujve edhe në shitje me pakicë”, ka thënë Damjanoviq.

  • 1

    Radio