Politikë Më shumë

UDSH nuk do të respektojë marrëveshjen me partitë shqiptare

Prej tvteuta09:51, 23 Nëntor 2017

Unioni Demokratik i Shqiptarëve nuk do ta respektojë marrëveshjen për veprim të përbashkët të partive shqiptare pas zgjedhjeve lokale në Tuz, të nënshkruar në Tiranë, shkruan portali malësia.me.  Siç pohon zyrtari i UDSH-së Fadil Kajoshaj këtë vendim kanë marrë pasi, siç thotë ai, janë mashtruar nga Alternativa Shqiptare e cila në zgjedhje do të dal e vetme edhe pse çdo gjë ka qenë e dakorduar që ata të dalin së bashku me UDSH-në.  Kajoshaj thotë se pas zgjedhjeve do të jenë të hapur për biseda me të gjithë edhe me PDS.

Nga ana tjetër, çdo gjë demanton zyrtari i Alternativës shqiptare Nik Gjeloshaj i cili thotë se e kanë pritur dy muaj UDSH-në që të bien dakord mbi daljen në zgjedhje, por që UDSH-ja i është lutur Partis Demokratike të Socialistëve (DPS) që t’i marrë në koalicion. Nik Gjelosha tha se i vjen keq që Kajoshaj, për llogari të DPS, e ka sjellë veten në një situatë që të demantojë veteveten dhe se përgjigja më e mirë është deklarta e tij dhenë me 30 tetor 2017, kur Kajoshaj ka deklaruar se të dy subjektet janë marrë vesh që dalja në koalicion nuk ësht në interes të asnjërës palë. Gjeloshaj thotë se, me këtë veprim Kajoshaj vetëm e ka përjashtuar veten nga qeverisja e ardhshme, nëse e kalon cenzusin.

  • 1

    Radio