U shënua Dita botërore e ndërgjegjësimit mbi autizmin
Prej tvteuta14:04, 2 Prill 2019
Qendra Ditore për fëmijë dhe të rinjë me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” ka shënuar Ditën botërore të ndërgjegjësimit mbi autizmin duke bërë një defile në Ranë me fëmijët e kësaj qëndre të cilëve iu bashkangjitën edhe disa nxënës të shkollave duke mbajtur në duar pankarta me parulla kushtuar ndërgjegjësimit mbi autizmin. Drejtori i kësaj qendre Bilal Alaj u shpreh për Televizionin Teuta se kjo është një formë e shënimit të kësaj dite me qellim që të gjithë së bashku të ndërgjegjësohemi mbi autizmin, i cili dita ditës po prek më shumë fëmijë.Një ndër prindërit I cili ishte edhe mbështetës i aktivitetit stomatologu Miradin Llolla u shpres se numri i fëmijëve të prekur nga autizmi është gjithnjë e në rritje. Kujdesi ndaj këtyre fëmijëve është i pakët, ndërsa mungesa e kirjimit të disa kushteve elementare nga institucionet është e madhe.Se sa është e vështirë të jeshë prind i një fëmije me nevoja të veçanta Lolla shprehet: këta fëmijë janë ëngjëj.Qëllimi i kësaj ditë është kthimi i vëmendjes së shoqërisë ndaj nevojës për trajtim që kanë përsonat e prekur nga autizmi. Në këtë ditë në të gjithë botën zhvillohen aktivitete ndërgjegjësuese dhe edukuese në mbështjetje të personave të prekur nga çrregullimet e spektrit autik.