Aktuale Më shumë

U NËNSHKRUA KONTRATA PËR RINDËRTIMIN DHE MODERNIZIMIN E RRJETIT TË UJËSJELLËSIT DHE KANALIZIMIT, FILLIMI I PUNËS NË SHTATOR

Prej tvteuta17:22, 21 Korrik 2022

Në Ulqin është nënshkruar kontrata për rindërtimin dhe modernizimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit të Ulqinit me ofertuesin e parë “Jedinstvo” SH.A Sevojno nga Serbia.

Marrëveshja e cila u nënshkrua nga Kryetari i Komunës së Ulqinit   me përfaqësuesit e Bankës Zhvillimore Gjermane – KFW dhe përfaqësuesit e shoqërisë së përbashkët shërbyes dhe koordinative për furnizim me ujë dhe derdhjeve të ujërave të zeza për Bregdetin malazez – SHPK “Vodacom”.

Kontratën në emër të Komunës së Ulqinit e nënshkruan kryetari Omer Bajrakatari dhe sekretari i Sekretariatit për Veprimtari Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Minir Karamanaga, ndërsa në nënshkrim mori pjesë edhe Ministrja i Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit (MEPG). Ana Novakoviq Gjuroviq.

Pas nënshkrimit, Bajraktari tha se ky është një moment historik sepse është nënshkruar kontrata për projektin më të madh infrastrukturor në 40 vitet e fundit.

20 milionë euro mjete të kontraktuara janë të destinuara për zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë dhe rregullimit të ujërave të zeza në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio