U mbajt Turneu në karate “Ulqini i Openn 2019” me 979 konkurrentë

Prej tvteuta11:18, 15 Prill 2019

Turneu Ndërkombëtar I  Karatese  “Ulqini Open  2019” u hap zyrtarisht në sallën e  Shkolles fillore  “Marshalli Tito”, i cili këtë vit ishte   më masiv  se ndonjëherë me pare. Në emër të organizatorëve publikun e pershendeten , Presidenti i Federatës së Karatesë të Malit të Zi, Ivan Krstajiq,  Kryetari I Karate Klubit  Ulqin Nexhat Lajka  si dhe kryetari I komunes se Ulqinit Loro Nrekiq, si dhe kryetaret e federates se Kosoves, Shqiperise dhe Maqedonise veriore.

Turneu më i madh i karatesë këtë vit mblodhi  979 konkurrentë, 66 ekipe nga 65 klube nga tetë vende.

Sipas organizatorëve, turneu i Karate në Ulqin po bëhet një nga ngjarjet më prestigjioze sportive në Malin e Zi dhe në rajon, e cila rritet dhe mbledh çdo vit e më shumë  pjesemarres .

Sponzor  mediatik i turneut  ka qene  RTV Teuta, te ciles  iu dha një pllakë për afirmimin afatgjatë të karatesë dhe klubit të karatesë “Ulqini”.

  • 1

    Radio