Kulturë Më shumë

U hap ekspozita fotografike “Colours of Albania”

Prej tvteuta17:30, 29 Mars 2019

Në Galerinë e Qendrës Kulturore  në Ulqin me datë 28 mars 2019 u bë hapja e ekspozites fotografike “Colours of Albania”.Kjo ekspozitë u  organizua nga Shoqata e Artisteve dhe Intelektualeve “Art Club” në bashkëpunim me Ambasaden e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi dhe Qendrën Kulturore Ulqin . Konkursi “Colours of Albania 2018”,  i cili organizohet cdo vit nga maji në tetor synon të sjellë në vëmendjen e publikut vendas dhe të huaj, trashëgiminë materiale dhe jo materiale të shqiptarëve, ruajtjen e tyre si pjesë e ruajtjes së identitetit e njëkohësisht si vlerë e shtuar për kontinentin.Të pranishmëve  me fjalën e tij u drejtua Andris Stastoli Drejtor i Diplomacisë Publike,Ekonomike dhe Diasporës në Ministrinë e Jashtme të Shqiperise i cili u shpreh se  jo më kot u përzgjodh Ulqini për të sjellë një nga ekspozitat emblematike të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, në qytetin shekullor  për të celebruar bashkë ngjyrat e Shqipërisë.  Piktori dhe kritiku i Artit Qazim Muja paraqiti një vështrim mbi fotografitë e ekspozuara, kurse Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi Ridi Kurtezi ishte ai i cili e shpalli të hapur ekspozitën.
Ambasadori Kurtezi ne fjalimin e rastit theksoi: ““Colours of Albania” eshte nje ekspozite e cila permes fotografive pasqyron copëza nga Shqipëria jone, që tregojnë se ne kemi vlera, tradita, natyrë e gjeografi, të cilat ja vlen t’ia rrëfesh tjetrit. Fotografitë janë në vetvete rrëfenja të ngrira në kohë dhe nje kujtesë nga kapja e një casti të ikur përgjithmonë, dicka që kurrë nuk mund të përsëritet dhe kjo është pikerisht ajo cka e bën fotografinë, një formë unike arti. Vecantia e kësaj ekspozite qëndron te deshira për të arritur jo vetëm një audiencë te gjerë, por për të treguar edhe një anë tjetër të atdheut tonë – Shqipërinë mikpritëse me natyrën e saj të mrekullueshme”.

  • 1

    Radio