Sociale Më shumë

Tuzi në karantinë. Ushqimet dërgohen në adresë, për çdo nevojë të kontaktohen bashkësitë lokale

Prej tvteuta16:27, 25 Mars 2020

Komuna e Tuzit prej mbrëmë ndodhet në karantinë totale, kurse hyrjet në këtë qytet kontrollohen nga policia. Nga pamjet mund të vërehet se qyteti duket komplet i boshatisur kurse zyrtarët lokal apelojnë tek qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë masat e marra. Ato njoftojnë se vullnetarët veç kanë filluar të bëjnë shpërndarjen e produkteve më të nevojshme dhe se për çdo nevojë qytetarët duhet të kontaktojnë kryetarët e bashkësive lokale.

  • 1

    Radio