Aktuale Më shumë

Tuz: Gjendet mësuesi, ndëpritet bojkoti i mësimit

Prej tvteuta15:50, 3 Shkurt 2018

Këshilli i Prindërve i  IPSHF “Mahmut Lekiq” në Tuz

KUMTESË PËR OPINION

Të nderuar prindër, të dashur qytetarë !

Në fillim duam të ndajmë një lajm të mirë me Ju , pra  pas bojkotit gati pesëmujor të orëve të gjuhës italiane nga rreth 100 nxënës  shqiptarë të kësaj shkolle, më në fund  u sigurua  kuadri që mësimi të zhvillohet në gjuhën amtare.  Pikërisht, që nga e hëna, më 29 janar,  nxënësit u kthyen në klasë për ta ndiekur italishten me mësimdhënës  që njeh shqipën.   Deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje, që duhet thënë se është një nga shumë që ka  ky institucion,  Këshilli i prindëve gjatë  periudhës pesmujore  ka bërë përpjekje të shumta  dhe ka përjetuar edhe situata e etiketime  të pakëndshme të fabrikuar nga drejtoria e shkollës.

Që në  shtator, pra nga fillimi i vitit shkollor, prindërit kanë trokitur në të gjitha  institucionet me shpresë se do gjenim përkrahje për zgjidhjen e kësaj çështje.

Fillimisht, duke e ditur se përgjegjëse e vetme  për zgjidhjen e problemeve në fjalë është Ministria e arsimit, Këshilli  më 7 shtator 2017,  me një shkresë  i është drejtuar ministrit  Damir Shehoviq dhe drejtorit të Drejtorisë për arsimimin e pakicave z. Marash Dukaj,  duke kerkuar nga ata që urgjentisht tu japin zgjidhje, por kerkesa u refuzua.   Ndaj neglizhencës së tyre, Këshilli i prindërve  u pergjigj me kercenimin për bojkon dhe  falë kësaj, brenda 24 orësh rezultoi me plotësimin e  një pjesë të kërkesave,  duke lënë problematike edhe 8 orë të italishtes  me mesim në gjuhën malazeze.

Odiseja  për tu gjetur zgjidhje  këtyre 8 orëve  vazhdoi për pesë muajë , pra deri para pak ditësh.

Gjatë kësaj kohe, drejtoria dhe ministria  vazhduan pa reshtur me diskriminimin e nxënësve  dhe stresimin e prinderve,  me arsyetimin se nuk ka kuadër. Të vetëdjishëm se të lartpërmendurit janë vetëm gjenerator i së keqes,  Prindërit,  zgjidhjen e  kërkuan tek Ministria e Pakicave. Në takimin  me ministrin  Met Zenka   u premtua  se do ketë zgjidhje urgjente ,  por në realitet asgje e re përveç ” Fjaleve të bukura e gurët në strajc”.

Prindërit u takuan edhe me kryetarin e KKSH z. Nimanbegu dhe kryetrain e Komisionit për arsimin, Ismet Kallaba  , që duhet thënë se  ishin te vetmit që  treguan gadishmeri  e madje edhe u angazhuan në këtë drejtim , edhe pse pa ndonjë rezultat .

Duke e ditur obligimin kushtetues që ka shteti amë  për shqiptarët  jashtë  vendit,  çështja  iu adresua  edhe Ambasadës shqiptare në Podgoricë.    Ambasadori  z. Ernal Filo,  gjatë  një takimi në ambasadë me perfaqesuesit e prindërve ,  njoftoi se me vemendje e ka perciell situatën dhe   premtoi se këtë do ta bejë edhe më teje dhe për këto probleme  ka informuar edhe Tiranën zyrtare.  Z. Filo theksoi se me stafin e tij  do të bëjë çmos  që kjo çështje dhe problemet e arsimit shqip  të ngritën në nivel ministrash mes dy qeverive, për ç’gjë prindërit  i janë shumë mirnjohës.

Biseda e diskutime  të rastësishme, por asnjëherë zyrtare,  për këtë çështje  prindërit  kanë   pasur  edhe me   politikanë e liderë të subjekteve shqiptare, por,  për çudi përveç  premtimeve e fjalëve të bukura, asnje reagim apo mbeshtetje publike nuk pati nga asnjë prej tyre .

Duke parë se perpjekjet tona institucionale nuk po japin asnjë rezultat dhe duke u bindur se Drejtoria e shkollës dhe Ministria e Arsimit nuk kanë vullnet për ta zgjidhë çështjen  dhe poashtu edhe  subjektet shqiptare dhe  Ministria e pakicave, fatkeqësisht e kam mbyllur gojën, zhgënjimi i prinderve  bëhej  gjithjnë e më i madh, por  njëkohësisht  forcohej edhe   vendosmëria  e tyre  për t’ i shkuar çështjes deri në fund  .

Odiseja e diskriminimit të fëmijëve shqiptarë në shkollën e Tuzit vazhdoi që në ditën e parë të gjysëmvjetorit të dytë . Pikërisht, më 22 janar 2018, drejtori i shkollës shkoi nëpër  klasët ku bojkotohej mësime dhe kërcënoi në menyrën më të  pashembullt nxënësit, citojmë ” ska zog nane, as drejtor, as ministër as… as….!  që do ja zgjidh këtë problem deri në fund të vitit…..!  s’do ju  arsyetohën mungesat… do t’ ju thehet sjellja ….do persërisni vitin…..!” etj etj,  për ç’gjë disponojmë fakte konkrete  – audio inçizime!

Per   tu  thënë stop  ketyre   kercënimeve nga ky shkelës i ligjit i cili  tash disa vite po  diskriminon nxënësit  tanë  dhe po helmon arsimin shqip,  prindërit levizën  çdo gurë  deri sa  gjetën ilaçin . Dhe, dy ditë pas kërcënimeve në fjalë, falë ndërmjetsimit të një prindi i cili që në fillim ishte ndër më aktivët,   një zyrtarë i lartë nga Podgorica vjen në Tuz  dhe në prezencën edhe të disa  prindërve,  telefonoi z. Nikollë Dukaj dhe e urdheron që urgjentisht brenda pak ditësh të zgjidh problemin .   Kjo tefonatë ishte nje “tërheqje veshi ” për drejtorin i cili më në fund u detyrua të dorzohet ndaj kërkesës legjitime të prindërve.

Dhe, ashtu edhe ndodh, të hënen, më 29  janar vjen momenti i shumpritur-   8 orët e mbetura të italishtes  zhvillohen në gjuhën shqipe duke i dhënë fund  odisesë disamujore diskriminuese si për nxënësit ashtu edhe prindërit.

Më këtë rast , Këshilli i prindërve shpreh kënaqesi të jashtëzakonshme  për zgjidhjen e këtij problemi që i ktheu nxënësit në klasë,  por njëkohësisht edhe zhgënjim të thellë për  mënyrën  se si në këtë vend zgjidhën  problemet  jashtë institucioneve,  për shkak të mosfunksionimit të tyre .  Por sidoqoftë, ne i jemi mirënjohës personit në fjalë  dhe njëkohsisht të gjithë prindërve që patën durimin dhe mbeshtetën bojkotin duke ua bërë me dije se për mosnotimin e nxënësve në gjysëmvjetorin e parë fajtor është  drejtoria dhe ne nuk do pranojmë kurrsesi organizimin e provimit klasor . Nëse kjo ndodhë, atëher atij le ti nenshtrohen  shkelësit e ligjit.

Këshilli, edhenjëherë falenderon të gjithë ata që e mbështetën, e sidomos prindërit pa dallim që nuk u thyen deri në fund të fitores së kësaj beteje e cila,  urojmë  të jetë   fillimi  i  çmontimit të kësaj kupole që po ia merr frymën  Malësisë dhe çdo gjëje shqiptare .

Kurse,  për ata që këtyre ditëve po  rrahin gjoksin se  kinse e paskan zgjidh problemin,  e që asnjëherë nuk e hapën as gojën për këtë e shumë çështje tjera ,  u themi t’ i rrinë poltronit siper  sepse  ka kaluar koha e shitjes së goglave për gështenja!

Këshilli i prindërve  edhe mëtutje do vazhdojë betejën ligjore e gjyqësore deri në zgjidhjen  e shumë problemeve tjera që ka shkolla fillore në Tuz sepse ky është  obligimi i çdo prindi.  Politika, feja dhe  qellimi jonë i vëtëm  është – arsimimi dhe edukimin e fëmijëve tanë që janë  ardhmëria e këtij vendi.

Me respekt.

Këshilli i Prindërve

  • 1

    Radio