Aktuale Më shumë

Tryeza e rrumbullakët “Ndikimi i Covid-19 në shëndetin mendor të të rinjve”

Prej tvteuta10:48, 25 Qershor 2022

Fondacioni Studenti organozoi një tryezë të rrumbullakët ditën e shtunë  në Biblotekën e qytetit me rastin  e një projekti që ka të bëjë me kohën e pandemisë, ku u organizua edhe  konkursi për esenë më të mirë me titull “Kohë lëngate”që u përfshin fëmijë nga të gjitha shkollat shqipe në maë të zi , edhe tryeza u titullua në të njëjtin kontekst “Ndikimi i Covid-19 në shëndetin mendor të të rinjve”
Hapjen e kësaj tyeze e bëri Kryetari i Fondacionit “Studenti” Hajredin Kovaçi

Fjalën në këtë tryezë e mori edhe Doktoresha Egzona Pali ku foli duke filluar për  siptomat e Covid-19 e duke vazhduar të na tregojë si ta përmballojmë më lehtë një gjë që tashmë e kemi lënë pothuajse në të shkuarën.
Doktoresha poashtu tregoi si e përballoi edhe Shtëpia shëndetit e Ulqinit një kolaps që shpresojmë mos të përsëritet.

Psikologia Ardita Kovaçeviq foli për ndikimin dhe rrethanat e Covid-19  në shëndetin mendor të fëmijëve

Psikologia foli edhe për rëndësinë e një aktiviteti të tillë ku janë prezent edhe fëmijët duke thënë se shërbejnë  në sensibilizimin e shoqërisë dhe parandalojnë përkeqësimin e situatave

Në fund u bë edhe ndarja e çmimeve të esesë, ku u ndan 4 çmime, dy vende të treta për Irena Pepgjonoviq, dhe Abida Lulanoviq, vendin e dytë e mori Arbana Cura kurse të parin Ilderina Lekperiq.

  • 1

    Radio