Aktuale Më shumë

Trump triumfon në Miçigan dhe Misisipi

Prej tvteuta10:07, 9 Mars 2016

Republikani Donald Trump ka fituar dy shtete të tjera, Miçiganin dhe Misisipin, në zgjedhjet paraprake, duke u shkëputur ndjeshëm ndaj rivalëve brenda partisë.

Në garën e demokratëve, Bernie Sanders bëri surprizën duke fituar në Miçigan, por Hillary Clinton arriti të fitojë në Misisipi me një diferencë të madhe votash. Republikanët gjithashtu janë duke votuar edhe në Ajdaho dhe Huaji. Sidoqoftë, Senatori i Floridas, Marco Rubio kaloi një tjetër natë të tmerrshme, i cili sërish humbi në të dy shtetet ku fitorja i duhej me patjetër.

  • 1

    Radio