Aktuale Më shumë

Trump mund të detyrohet të deklarojë taksat

Prej tvteuta14:28, 23 Shkurt 2017

Një anëtare republikane e Komitetit të Inteligjencës në Senatin e Shteteve të Bashkuara tha se është e hapur ndaj shfrytëzimit të urdhrit të shkruar ligjor, për të hetuar deklarimet tatimore të presidentit Donald Trump, për lidhje të mundshme me Rusinë. Me këtë urdhër, Trump do të duhej të dëshmonte para gjykatës ose ndonjë tjetër organi.

Susan Collins, në një intervistë për radion publike, tha po ashtu se shumë anëtarë të komitetit, i cili udhëheq hetimet e Kongresit për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016, do të kërkojnë formalisht që këshilltari i larguar për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, të dëshmojë përpara panelit. “Të gjithë jemi të vendosur për të marrë përgjigje”, tha Collins.

  • 1

    Radio