Tregu i gjelbër: Çmimet nuk janë rritur, kërkesa në rënie
Prej tvteuta13:16, 23 Maj 2020

Tregu i pemëve dhe perimeve këtë ditë tregu pothuajse është gjallëruar , por larg nga pritshmëritë e shitësve.Tezgat janë përplot me artikuj të ndryshëm, si vendas ashtu edhe të importuar, por këtë ditë kërkesat më të mëdha janë për produkte të cilat zakonisht kërkohen për festa,si arra,bajama,lajthija,tlynë shtëpie,kadaif ,vezë,etj
Për çmimet konsumatorët shprehen se janë solide,por shitësit thonë se kërkesat janë shumë të vogla, dhe në krahasim me vitin e kaluar, pothuajse janë përgjysmuar.
Çmimin më të lartë në treg sot e kanë pemët e stinës, për një kilogram qershija duhet ndarë ndarë 5 euro, ndërsa një kilogram dredhza 3,deri në 4 euro për kilogram
Atë çfarë kemi vërejtur në treg është respektimi I masave mbrojtëse si nga ana e shitësve ashtu edhe të konsumatorëve