Aktuale Më shumë

Të shtënat në shkollën në Teksas: 19 fëmijë në mesin e të vdekurve

Prej tvteuta11:01, 25 Maj 2022

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të martën.

Një 18-vjeçar ka shtënë në shkollën fillore “Robb” në qytetin e Uvaldes, para se të vritej nga forcat policore, kanë konfirmuar zyrtarët shtetërorë.

Hetuesit thonë se i dyshuari shfrytëzoi disa armë për kryerjen e vrasjeve. Adoleshenti dyshohet se nisi të shtënat në gjyshen e tij.

Shefi i Policisë në Uvalde ka thënë se të shtënat kanë nisur paraditen e së martës (sipas kohës amerikane) dhe se i dyshuari besohet se “ka vepruar i vetëm”.

Një nga të rriturit është një mësuese.

Kjo shkollë fillore ka fëmijë të moshave shtatë deri në 10 vjet.

Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se “është i trishtuar dhe lodhur” duke iu përgjigjur rasteve të të shtënave në masë, duke bërë thirrje për kontroll mbi armët.

“Sa fëmijë të vegjël që panë atë ndodhi – që shohin shokët e tyre duke vdekur, sikur në një fushëbetejë, për hir të Zotit. Ata do të jetojnë gjithë jetën me këtë kujtim”, ka thënë Bideni.

Ai urdhëroi uljen e flamujve në gjysmështizë në nderim të viktimave.

Dita e fundit e mësimit në këtë shkollë ka qenë e paraparë të jetë e enjtja

  • 1

    Radio