Aktuale Më shumë

“Të pezullohen çmimet e peletit dhe druve për ngrohje dhe të ndalohet eksporti”

Prej tvteuta10:58, 16 Qershor 2022

Është e nevojshme që urgjentisht të ngrihen çmimet e druve të zjarrit dhe peletit dhe të ndalohet përkohësisht eksporti për të mbrojtur standardin elementar të qytetarëve, tha kryetari i Lëvizjes për ndryshime, Nebojsha Medojeviq.

“Askush nuk kërkon që prodhuesit dhe shitësit e këtyre mallrave të detyrohen në humbje, por shteti nuk duhet të lejojë që përmes spekulimeve dhe keqpërdorimeve në treg, të nxjerrin përfitime shtesë dhe të rrezikojnë standardin dhe shëndetin e qytetarëve”, tha Medojeviq.

Çrregullimet në tregun botërore si pasojë e luftës në Ukrainë dhe sanksioneve kundër Rusisë, gjithsesi reflektohen edhe në Mal të Zi, për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe gazit, është rritur edhe kërkesa për peletë dhe dru për ngrohej, tha ai.

Medojeviq theksoi se çmimi i peletit nga 150 euro sa ishte vitin e kaluar për një m3, këtë vit ka shkuar në 350 euro. Kurse për shkak të rritjes së kërkesës nga Kosova dhe Shqipëria, çmimi i druve të zjarrit është rritur nga 40 euro për metër kub, në 80 euro, thotë ai.

  • 1

    Radio